Tashmë mbi 479 njerëz të infektuar me koronavirus në Austri janë shëruar plotësisht, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins. Në Austri deri më sot janë vërtetuar mbi 8 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe të të shëruarve në Austri.
Referuar faqes së universitetit, pothuajse 500 shërime janë në Austri dhe se trajtimi i tyre po bëhet edhe në ambientet e shtëpive të izoluara.
Shkalla e infeksioneve të reja është në rritje, por jo rritje e theksuar në Austri. Por, më shumë se dy javë nga bllokimi mbarëkombëtar, përparimi i virusit është dukshëm më ngadaltë. /Albinfo.ch