Qeveria austriake ka të ngjarë të bjerë dakord për një paketë të re kundër inflacionit ditët në vijim, por masat duhet të merren vetëm në vjeshtë, tha ministri i Çështjeve Sociale, Johannes Rauch (të Gjelbërit), në “ZiB 2” të martën në mbrëmje, njofton albinfo.at.
Ai përmendi kohët e nevojshme të procesit parlamentar si arsye për vonesat në marrjen e veprimeve.
Sipas Rauch, paketa do të përmbajë masa afatshkurtra dhe strukturore. Ministri nuk dha detaje, por konfirmoi se taksa e CO2 duhet të shtyhet dhe se qeveria do të sillte ndihmën “menjëherë”.