Mësohet se këngëtari i njohur kosovar, Afrim Muçiqi, ka mbetur i bllokuar, pasi nuk i është lejuar mbrëmë të kalojë në kufirin me Austrinë me patentë shofer të Kosovës, përcjell albinfo.at.
Ai është shprehur për mediat në Kosovë se kjo i ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Sipas tij, autoritetet austrike i thanë se këtë patentë shofer shteti austriak nuk e njeh.
“Unë mbrëmë me familjen time rreth orës 03:00 u pengova të kaloj kufirin me Austrinë, ku policia më ktheu nga kufiri për shkak të pantentë shoferit që për mua ishte një maltretim dhe ofendim si për të gjithë qytetarët”, u shpreh ai në Kanal 10.