Blumel kishte planifikuar një takim në zyrën e prokurorit sot, ku priste të shpjegohej se si ishte në listën e të dyshuarve për aferën “Kazino” në Austri, dhe në vend të kësaj ai mori një urdhër-kërkim për bastisjen e banesës së tij private.
Pasi mori urdhrin, ministri solli organet hetimore në banesën e tij dhe miratoi kontrollin.
Blümel më vonë shpjegoi për mediat se ky është një hetim mbi donacionet e mundshme për Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP) nga Novomatic, një koncern i lojërave të fatit.
Blümel është kreu i ÖVP-së në Vjenë dhe ai theksoi se partia nuk mori asnjë donacion nga Novomatic. Në zgjedhjet e fundit të Vjenës Blümel ishte kandidat nga ÖVP-ja për kryetar të Vjenës.
Blümel vuri të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pajisjet elektronike në dispozicion të autoriteteve hetuese.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur rreth orës 18:00, Blümel ka thënë se akuzat janë të rreme dhe njëherit ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes nga posti i ministrit.