Të paktën nëntë persona u plagosën sot nga një shpërthim në një supermarket në jug të Austrisë.
Një zjarr shpërtheu në supermarketin St. Jodok am Brener, që ndodhet midis Innsbruck dhe kufirit italian.
Shërbimi lokal i shpëtimit tha se të plagosurit janë në gjendje jashtë rrezikut për jetën, transmeton APA.
Shpërthimi ndodhi nga gypi i gazit, të cilin e kishte shpuar rastësisht një punëtor.