Skip to content

Australiania tërheq kamionin dhe veturën

Një grua australiane tërhoqi një kamion që mbante një makinë, ndërsa pesha totale arriti në më shumë se një ton. Kësisoj, australiania Nardia Styles e ka thyer rekordin botëror të Guinessit, përcjell albinfo.ch. Styles, një ish-vrapuese që më vonë u bë garuese në bodybuilding, u shpërblye nga Libri i Rekordeve Guinness. Kamionin, së bashku me […]

Një grua australiane tërhoqi një kamion që mbante një makinë, ndërsa pesha totale arriti në më shumë se një ton.

Kësisoj, australiania Nardia Styles e ka thyer rekordin botëror të Guinessit, përcjell albinfo.ch.

Styles, një ish-vrapuese që më vonë u bë garuese në bodybuilding, u shpërblye nga Libri i Rekordeve Guinness. Kamionin, së bashku me veturën, ajo e tërhoqi në një distancë prej 100 metrave.

Nardia Styles e ka thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur nga kanadezja Lia Grimanis më 2013.

“Trajnimi për rekord ishte një nga trajnimet më të vështira që kam bërë ndonjëherë,” tha Styles. Përmes këtij aktiviteti, u mblodhën para për organizatat bamirëse.