Qeveria australiane ka vendosur sanksione dhe ndalime udhëtimi për dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe vajzës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Qeveria nuk ka përmendur emrat e vajzave të Putinit, por presidenti rus dihet se ka dy vajza, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova.
Javën e kaluar u sanksionuan 144 senatorë rusë, të cilët i dhanë mbështetje Presidentit Putin duke miratuar njohjen si të pavarura të rajoneve separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore.
Ministrja e Jashtme, Marisa Payne, shtoi se Australia do të vazhdojë të rrisë kostot ndaj Rusisë, duke synuar ata që mbajnë përgjegjësi për “agresionin e pajustifikuar dhe të paprovokuar në Ukrainë”.
Rusia e quan pushtimin e saj një “operacion special ushtarak”./Euronews