Mediat botërore shkruajnë se në plazhin e Australisë ka ndodhur një vdekje e frikshme, ku ka pësuar një burrë teksa po bënte sërf në plazhin Forster, në brigjet lindore të Australisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai ka humbur jetën si pasojë e sulmit të një peshkaqeni, i cili e kafshoi fatalisht.
Policia njoftoi se viktima është një sërfist 50-vjeçar, i cili ndodhej brenda rrezes së plazhit në ujërat e Forster, 220 kilometra në veri të Sydney. I ndjeri është sulmuar nga peshkaqeni, i cili pasi e kafshoi, e la me plagë të rënda.
Po ashtu zyrtarët njoftuan se pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shëndetësisë, burri nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur në vendin ku u sulmua.
Vlen të theksohet se plazhi u mbyll me urgjencë, pasi edhe dy peshkaqeni të tjerë të bardhë, ndër më të rrezikshmit, u gjetën pas kërkimeve me dronë siç shihni fotot në galeri.
Autoritetet njoftuan sot në mëngjes se kanë arritur të kapin peshkaqenin që kreu sulmin. Ai ishte katër metra e gjysmë i gjatë.
Që në vitin 1929, kur peshkaqenët sulmuan plazhistët dhe vranë 9 prej tyre, nuk kishte ndodhur një incident i tillë në këtë zonë australiane. /Albinfo.ch