Thuhet se këtë javën është e mundur në Australi të regjistrohet dita më e nxehtë në historinë e vendit, sepse vala e ngrohtë nga perëndimi transferohet në, edhe ashtu, lindjen më të ngrohtë të kontinentit, parashikojnë meteorologët, transmeton albinfo.ch.
Raportet tregojnë se nga dita e mërkurë priten temperatura mbi 40 gradë celsius.
Rekordi momental është shënuar më 2 janar të vitit 1960 kur janë matur 50,7 gradë në qytetin Odandata, në pjesën jugore të Australisë, shkruan BBS-i.
Po ashtu, në disa pjesë të Australisë perëndimore dhe Kuislendit tashmë është lëshuar paralajmërim për rrezik nga zjarret.
Edhe pse zjarret në Australi janë dukuri e zakontë gjatë verërave të nxehta, që fillojnë nga dhjetori, këtë sezon ata janë paraqitur shumë më herët, para së gjithash nga temperaturat e larta gjatë vjeshtës.