Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë nga jugu i vendit.
Sipas tij, “Shtegu i Mullinjve” në Dhërmi është kthyer në një atraksion të ri turistik për vizitorët vendas e të huaj, që vizitojnë bashkinë e Himarës.
Rama publikoi një video nga ky shteg në rrjetet social ku edhe uroi shqiptarët për këtë vend.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Shtegu i Mullinjve në Dhërmi, atraksioni më i ri turistik në bashkinë e Himarës, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama, përcjell albinfo.ch.
Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/326644697971349/