Autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut është bërë atraksion turistik.
Pjesë e kësaj rruge është edhe ura më e gjatë në Ballkan, 5.7 kilometra e gjatë dhe e lartë 80 metra.
Fotografi i njohur, Bujar Gashi na sjell pamje të rralla nga Autostrada me e re në Kosovë, “Arbën Xhaferi”.
Ura e Autostradës u mundëson vizitorëve që ta shohin Grykën e Kaçanikut dhe bukuritë natyrore të vendeve përreth



