Tashmë Viti i Ri 2012 ka mbërritur edhe në Zvicër. Duke lënë mbrapa vitin 2011, qytetarët kanë festuar ndërrimin e moteve me shpresë se po nisin një vit më të mirë. Në qytete të ndryshme është shënuar tradicionalisht Vitin i Ri me fishekzjarrë drita dhe kambana festive.
Organizatorët në Basel, Gjenevë dhe Lozanë kanë llogaritur paraprakisht në dhjetëra mijëra njerëz.Në Cyrih, rreth 200 mijë qytetarë ndoqën për 20 minuta fishekzjarrët mbi liqenin e Cyrihut.
Edhe në Bazel është shënuar nata më e hareshme e vitit të ri me fishekzjarrë mbi Rhein. Edhe kambanat e kishave ranë vazhdimisht për të shënuar fillimin e Vitit të Ri.
@Keystone – Zürich