Kulla Tower e Parisit është shndërruar në një vend të mrekullueshëm për festat e fundvitit, transmeton albinfo.ch.
Kulla është zbukuruar për pushime me pemët e Krishtlindjeve dhe pinguinë gjigantë.
Tarraca e katit të parë të monumentit 324 metra të lartë hapi dyert për turistët për sezonin e festave.
Kulla Eiffel është zbukuruar edhe me pasqyra argjendi dhe është e rrethuar nga një “pyll” me pisha dhe pemë nga akulli.
Është një nga monumentet më të njohura të Francës që vizitohet nga rreth 7 milionë vizitorë në vit. Dekorimet mund të shihen deri më 18 shkurt.