Atleti i njohur shqiptar i kërcimit, Izmir Smajlaj, tregon formën e tij fantastike, duke fituar një tjetër medalje ari, pikërisht në Beograd, aty ku u shpall kampion Europe në kërcim së gjati, transmeton albinfo.ch.
Kësaj radhe bëhej fjalë për mitingun ndërkombëtar të sallave të mbyllura, “Serbian open indoor meeting”, me pjesëmarrës nga Serbia, Franca, Greqia, Sllovenia Kroacia dhe Bullgaria.
Shkodrani fitoi me gjatësinë 7.91, duke marrë medaljen e tretë të artë në vitin 2021.