Bizneset tash kanë mundësi që të pajisen me numër fiskal brenda ditës, e jo siç ishte deri më tash, kur për të është pritur më shumë se një javë, ka premtuar drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti.
Ai ka vizituar zyrat regjionale të ATK-së të regjionin të Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt.
Në këto takime Haliti ka folur për të arriturat dhe sfidat në gjashtëmujorin e parë dhe ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm të zyrave regjionale me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit dhe përmbushjes së objektivave të parashikuara.
Haliti, ka porositur zyrtarët e ATK-së që të kenë parasysh se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë janë mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit dhe njëherësh në ngritjen e standardeve jetësore të popullit të Kosovës.