Skip to content

Atentat në Gjermani ndaj futbollistit kurd

Një atentat ka ndodhur në Gjermani, ku si shënjestër ishte një futbollist me origjinë kurde, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Caku ka qenë Deniz Naki, i cili po shëtiste me makinën e tij në rrugët e kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, përcjell albinfo.ch. Nga një makinë që i është afruar aty pranë, është hapur zjarr. Fatmirësisht, lojtari i […]

Një atentat ka ndodhur në Gjermani, ku si shënjestër ishte një futbollist me origjinë kurde, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Caku ka qenë Deniz Naki, i cili po shëtiste me makinën e tij në rrugët e kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, përcjell albinfo.ch.

Nga një makinë që i është afruar aty pranë, është hapur zjarr. Fatmirësisht, lojtari i shpëtoi plumbave. Shkak i këtij atentati, sipas të gjitha gjasave, është origjina kurde e sulmuesit të Amedspor, i cili është shprehur publikisht kundër regjimit të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë.

Ish-lojtari i St.Paul-it dhe Paderborn-it, që në prill të 2017-ës është dënuar nga një gjykatë turke me 18 muaj me kusht për propagandë filokurde, ka treguar momentet e frikës.

“Instiktivisht kalova në korsinë e djathtë me veturë, kur dëgjova të shtënat. Pata frikë se mos vdisja”, u shpreh ai.

Nuk është hera e parë që Naki gjendet në situatë të tilla. Në nëntor të 2014-s ai la Gençlerbirligi dhe Turqinë, duke pohuar në atë kohë se ishte viktimë e një agresioni racist në rrugët e Ankarasë për shkak të origjinës së tij dhe përndjekjes nga autoritetet turke.

Naki, tashmë 28-vjeçar, ka lindur në Gjermani dhe ka luajtur për shumë vite aty, duke luajtur në Bundesligën 2 me Alein, Sant Paulin dhe Paderbornin.