Sipas ‘FootballLeagueWorld’, janë tre emra, të cilët mund të largohen nga Sheffield Wednesday këtë muaj.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shënuar tre gola në të gjitha garat, derisa kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.
Nuhiu tash e disa sezone është pjesë e klubit anglez që garon në Championship.
Reprezentuesi i Kosovës edhe këtë sezon nuk ka arritur të zërë vend në formacion.