Qeveria austriake, përmes një projektligji planifikon që kushdo që refuzon marrjen e vaksinës, do të marrë një telefonatë zyrtare nga autoritetet lokale.
Nëse nuk përgjigjet, ai do të telefonohet përsëri brenda katër javëve të ardhshme. Nëse kërkesa e dytë formale shpërfillet, ai person do të gjobitet nga 3600 euro deri në 7200 euro në rast të përsëritjes së shkeljes ose do i duhet të qëndrojë në qeli për disa javë, transmeton abc news, përcjell Albinfo.ch.
Përjashtime do të ketë vetëm për ata individë që përjashtohen nga vaksinimi i detyrueshëm për shkak të pasojave në shëndet, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 12 vjeç.
Edhe dozat përforcuese do të jenë me detyrim për kategoritë e caktuara.
Ministria e Shëndetësisë do të jetë përgjegjëse për zbatimin e këtij projektligji.
Qeveria austriake pritet të vendosë nëse do të përjashtohen nga ky rregull personat që janë shëruar nga COVID. Projektligji do të diskutohet në zyrën e kancelarit dhe në rast se nuk merr miratim, mund të pësojë ndryshime.
Nëse merr “Ok”, ai do të jetë në fuqi për tre vjetët e ardhshme.