Skip to content

Astronomët nga Gjeneva zbulojnë një planet të ri

Një ekip astronomësh evropianë në Gjenevë ka zbuluar një planet të madhësisë së tokës, që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Vendndodhja e tij është në sistemin fqinj të tokës, Alpha Centauri që është 4.4 vite drite larg. Sistemi përbëhet nga tre yje. Alpha Centauri A dhe B përbëjnë një sistem të ngushtë dyyjesh që rrotullohet […]

Një ekip astronomësh evropianë në Gjenevë ka zbuluar një planet të madhësisë së tokës, që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Vendndodhja e tij është në sistemin fqinj të tokës, Alpha Centauri që është 4.4 vite drite larg.

Sistemi përbëhet nga tre yje. Alpha Centauri A dhe B përbëjnë një sistem të ngushtë dyyjesh që rrotullohet në një largësi të madhe nga Proxima Centauri.

Alpha Centauri B, për nga masa dhe rrezatimi që ka është i ngjashëm me diellin tonë- hulumtuesit e observatoriumit të Gjenevës e kanë prezantuar këtë zbulim të tyre në revistën profesionale britanike “Nature”.