Edhe një futbollist shqiptar ka pranuar të luajë për Kombëtaren shqiptare. Ky është 27-vjeçari Astrit Ajdareviq, i cili do të jetë nën urdhrat e Cristian Panuccit në kombëtaren shqiptare.
Mesfushori shqiptar luan aktualisht për grekët e AEK-ut të Athinës. Ai ka lindur në Prishtinë dhe është me origjinë nga Medvegja.
Në një intervistë për “Supersport”, Astriti ka pranuar se i ka dhënë fjalën Panuccit se do të luajë për Kombëtaren shqiptare dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit italian, përcjell albinfo.ch.
Ajdareviq ka luajtur për të gjithë ekipet e moshave në Suedi, deri te U-23, me të cilën ka luajtur vetëm katër ndeshje.