AstraZeneca ngriti dividentin e saj vjetor për herë të parë në një dekadë të enjten dhe parashikoi shitje më të larta për vitin 2022.
Kompania ka filluar të fitojë të ardhura modeste nga vaksina, e cila fillimisht u shit me kosto sipas një marrëveshjeje me zhvilluesit e saj në Universitetin e Oksfordit. Por, kompania tha se do të vazhdojë t’ua shesë vaksinën vendeve me të ardhura të ulëta në baza jofitimprurëse.
Ndërsa, shitjet e produkteve COVID-19 pritet të bien me një përqindje të ulët këtë vit, mirëpo kompania në Londër parashikon që të ardhurat e përgjithshme të rriten me një përqindje të lartë, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.