Aston Martini ka prezantuar versionin më të ri të rivalit të Porsche 911, Vantage.
Ky model vjen pas DB11 dhe është i dyti nga shtatë modelet e reja të brendit britanik që pritet të vijnë deri më 2023.
Vantage i ri është më i fuqishëm, më i lehtë dhe më i shpejtë se modeli pararendës. Për një model të tillë blerësit duhet të paguajnë gati 140 mijë euro, transmeton Albinfo.ch.
Modeli më i ri i Aston Martinit nuk merr asgjë nga modeli i shkuar. Ai peshon 1530 kilogramë, thuajse identik sa rivali i tij.
Motori 4.0-litra V8 është i ri po ashtu. Ai ka 503 kuaj fuqi dhe marsh automatik me tetë shpejtësi. Shpejtësinë prej 0 në 100 km/orë e arrin për 3.6 sekonda. Shpejtësia më e madhe e tij është 310 km/orë.
Modeli do të dalë në shitje nga mesi i vitit të ardhshëm.