Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim Këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, do ta mbajë një fjalim rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave, derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë:
Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale.