Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Për herë të parë pas 244 ditëve nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda një 24-orëshi.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 2691 mostra dhe 15 kanë rezultuar pozitive.
Ndërsa janë shëruar 71 qytetarë në 24 orët e fundit.