Shkolla fillon më 5 shtator në Austrinë lindore, por studentëve nuk do t’u kërkohet të tregojnë një test PCR për të marrë pjesë, përcjell albinfo.at.
Tashmë është tepër vonë që laboratorët e mëdhenj të testimit si “Novogenia” në Salzburg apo “Lead Horizon” në Vjenë të përgatiten për teste masive në shkolla dhe grupet e testeve PCR nuk janë porositur, shkruan gazeta Heute.
Megjithatë, është ende e mundur që fëmijët e shkollës të bëjnë teste antigjene përpara se të kthehen në shkollë.