Këshilli kantonal i Gjenevës ndaloi shenjat turistike në anglisht nga autostrada A1 që çon në drejtim të kantonit, transmeton albinfo.ch.
Deputetët morën anën e deputetit Boris Calame, i cili tha se u alarmua kur zbuloi se zyrtarët e turizmit të Gjenevës po planifikonin të shfaqnin disa shenja në anglisht.
Sa për shenjat në anglisht, u konsideruan “të vështira për t’u lexuar” dhe gjithashtu përjashtohen.
“Gjuha e Gjenevës është frëngjishtja”, tha Calame. /Albinfo.ch