Autoritetet e Gjenevës thonë se asnjë restorant apo bar në kanton nuk është gjobitur për shpërfilljen e rregullave të shëndetit.
Ata thonë se duket se rregullat në përgjithësi respektohen mirë.
Por ka vetëm 5 inspektorë – të cilët nuk janë oficerë policie – dhe vetëm 32 kontrolle janë kryer, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Dy shkelje të dyshuara janë duke u hetuar, por një vendim përfundimtar nuk është marrë.
Ata gjithashtu nuk po kontrollojnë klubet e natës pasi kjo mund të bëhet vetëm nga një oficer.