Qeveria e Kosovës dhe Principata e Liechtensteinit në qershor të vitit kaluar e kanë nënshkruar marrëveshjen për Ripranim, por deri më tani asnjë qytetarë i Kosovës nuk është kthyer në Kosovës. Sipas qeveritarëve në Prishtinë, kjo tregon se komuniteti kosovar është shumë mirë i integruaratje.
Kështu u tha të mërkurën në një takim që ministri në ike i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi zhvilloi me zëvendësshefin e Qeverisë, njëherësh ministrin e Brendshëm të Liechtensteinit, Thomas Zwiefelhofer.
Ministri Rexhepi e njoftoi homologun e tij mbi ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014. Ai tha se zgjedhjet janë përcjellë me një frymë të lartë të demokracisë të karakterizuara edhe me situatë të qetë dhe stabile në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ministri në ikje gjithashtu falënderoi Principatën e Liechtensteinit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Edhe pse kemi nënshkruar Marrëveshjen për Ri-pranim me Principatën e Liechtensteinit në qershor të vitit të kaluar, ne ende nuk kemi pranuar asnjë kërkesë për ri-pranim nga Liechtenstein dhe jemi të kënaqur që komuniteti i kosovarëve që jeton dhe vepron në këtë vend është shumë mirë i integruar”, tha ministri Rexhepi.
Ministri gjithashtu njoftoi homologun e tij për procesin e përmbushjes së standardeve Evropiane sidomos në fushën e migracionit.
Në anën tjetër, Zweifelhofer gjithashtu shprehu falënderimet për bashkëpunim të ndërsjellë të të dy Qeverive. “Vazhdimi i bashkëpunimit dhe mbështetja përmes projekteve të ndryshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen” deklaroi mes tjerash Zweifelhofer.