Një gol e një asistim ishte kontributi i Fisnik Asllanit të shtunën për Hoffenheimin.
Hoffenheimi i Asllanit, Leon Avdullahut e Albian Hajdarit, e mposhti 4:2 në udhëtim Heidenheimin e portierit Diant Ramaj e Arijon Ibrahimoviq.
Asllani asistoi në minutën e 26-të për Alexander Prassin. I njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, 23-vjeçari Asllani, realizoi në minutën e 49-të për 3:0. Ai luajti deri në minutën e 87-të, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane.
Asllani tani i ka tetë gola e pesë asistime në elitën gjermane.
Avdullahu në mesfushë e kompletoi ndeshjen kurse, Hajdari u zëvendësua në mintuën e 77-të. Ramaj në portë te vendësit e kompletoi ndeshjen, ndërsa Ibrahimoviqi nuk luajti për shkak se ishte i sëmurë. Leart Paqarada vazhdon të jetë i lënduar.