Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi ishin dy shqiptarët titullrë te Zvicra përballë Kroacisë. Xhaka ishte kapiten në miqësoren e zhvilluar para ndeshjeve në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Pikërisht mesfushori shqiptar asistoi për Gavranoviq në minutën e 32-të për 1:0, por më pas kroatët shënuan dy gola dhe fituan këtë miqësore.
Brekalo dhe Pasaliq realizuan për kroatët. Xhaka dhe Mehmedi luajtën në pjesën e parë, derisa trajneri Vladimir Petkoviq bëri shumë zëvendësime në këtë ndeshje.
Zvicra të shtunën do të përballet me Spanjën në Ligën e Kombeve dhe të martën me Gjermaninë.