Mesfushori shqiptar, Valon Behrami vazhdon të jetë njëri ndër lojtarët kryesor të Zvicrës, pavarësisht moshës së tij, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Behrami ka asistuar në golin e parë të Zvicrës të shënuar ndaj Ishujve Faroe. Behrami asistoi në golin e Eren Derdiyok, i shënuar në minutën e 27-të.
Zvicra shënoi fitore 2:0, që ishte fitorja e katërt në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”. Zvicra ka grumbulluar 12 pikë maksimale, duke qenë kryesuese e grupit, tri më shumë se Portugalia e Cristiano Ronaldos.