Skuadra e Stoke Cityt ka arritur një fitore vendimtare 2:0 ndaj Huddersfield në luftën për mbijetesë në Premierligë, shkruan albinfo.ch.
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, derisa në minutën e 69-të, ka dhuruar një asistim të rrallë.
Shaqiri asiston bukur me një prekje te Mame Diouf, i cili realizon për 2:0, dhe skuadra e Stoke argëtoi tri pikë.
Shaqiri luajti 90 minuta, ashtu si edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Zvicra, Florent Hadërgjonaj, i cili paraqitet për Huddersfield.
Xherdan Shaqiri ka katër gola dhe gjashtë asistime këtë sezon në Prermierligë, duke qenë ndër futbollistët me më shumë asistime.