Xherdan Shaqiri tregoi sesa i rëndësishëm është për skuadrën e tij Stoke City.
Ai bëri një asistim për Bojan Kërkiqin, në humbjen 4:1 nga Liverpooli, shkruan albinfo. Shaqiri mungoi në dy ndeshjet e kaluar për shkak të lëndimit dhe u rikthye me asistim, por kjo nuk ndikoi shumë në lojë, pasi Liverpooli dominoi dhe fitoi bindshëm.
Paraqitja e Shaqirit u vlerësua e mirë edhe pse u turpërua në një gol të shënuar nga vendasit.
Sidoqoftë, Shaqiri është rikthyer për Stoken dhe pritet të ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjet e ardhshme.