Për më shumë se një orë Përparim Sadiku qëndroi i varur 45 metra mbi tokë. Atë e shpëtoi një kavo e metalit e cila e mbajti në këtë pozitë pasi ra nga ura e autostradës në ndërtim ”Arbër Xhaferi”, njofton Klan Kosova.
Derisa po priste ta shpëtonin, ky i ri telefonoi në shtëpi dhe kërkoi të di çfarë ka për darkë, përcjell albinfo.ch.
Sadiku ka treguar për momentet më të frikshme në jetën e tij, derisa fati i tij ishte as në ‘ajër dhe as në tokë’.
Në aksidentin në vendin e punës u lënduan tre punëtorë të Bechtel Enka-s.