Renditja e Fondit bazohet në vleresimin e kreditimit te vendeve që e garantojnë atë.
“Standard and Poor’s” zhvlerësoi të premten mes 9 vendeve të eurozonës edhe Francën dhe Austrinë, cka tregoi se nuk ka garantues të mjaftueshme me 3 A- apo me aftësi të mira për të përmbushur detyrimet financiare për Fondin e Shpëtimit të BE-së.
Klasifikimi “Standard and Poor’s” do të cojë në tkurrjen e fondit nga 440 miliardë në rreth 260 miliardë euro.
Rreth 40 miliardë euro nga kjo kanë shkuar për të shpëtuar Republiken e Irlandës dhe Portugalinë, ndërsa 100 miliardë të tjerë mund të nevojiten për planin e dytë të shpëtimit për Greqinë.
Të premtën, “S&P zhvlerësoi Francën, Italinë, Spanjën, Qipron, Austrinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Maltën.
Duke bërë krahasimet mësohet se faturat e shtrenjta vijnë si rrjedhojë e taksës TVSH, e cila në Shqipëri ka nivelin më të lartë, 20 për qind, kurse fqinjët, rreth 17 për qind.
Studimi i kryer nga ERE-ja ishte në kuadër të debatit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të kërkuar nga të tria kompanitë, CEZ, KESH dhe OST, në masën mbi 300 për qind, por Enti miratoi vetëm një pjesë, duke rrëzuar aplikimin e kompanisë çeke, ndërsa për shoqëritë e tjera shtetërore ra dakord për rritje të pjesshme.