Artistja shqiptare Marigona Ademi, jeton dhe ushtron profesionin e saj në Paris, Francë, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin “Ecole normale superieure” në Paris dhe është mjaft e talentuar në artet vizuale.
Në një intervistë, piktorja e re tregon rreth angazhimeve artistike, kompozimeve dhe lidhjeve me vendlindjen.
“Pikturat e mia janë një koleksion ndjenjash dhe zakonisht imazhet që unë paraqes, janë imazhe të eksperiencave të mia”, – shprehet ajo.


