Artisti shqiptar, Rolando Lekaj, i cili jeton në Kinë, së bashku me bashkëshorten e tij do të dhurojnë 200.000 maska për mbrojtjen nga koronavirusi të mjekëve në Shqipëri. Gjithashtu, Rolando u bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira, transmeton albinfo.ch.
Më poshtë një pjesë e postimit të tij:
“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju, miq të dashur, këtë lajm të mirë për Shqipërinë tonë të dashur. Unë dhe nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira…kjo për heronjtë tonë, doktorët…” /Albinfo.ch.