Vlashent Sata është më të vërtetë një artist i hapur, me shije e dashuri për vendin e tij, duke e pasqyruar në çdo krijim, që nga kujtimet e fëmijërisë e deri më pas.
Pas koncerteve në disa qytete të ndryshme të Evropës, të enjten ai dha një koncert në New York me rastin e festave të fundvitit, i përzgjedhur nga Konsullata e Kosovës dhe Studio “Fadil Berisha”, raporton “TCH”.
“Është diçka shumë e veçantë sepse nëpërmjet Kulturës ne shpalosim edhe më mirë vlerat tona dhe identitetin e asaj çfarë mund të na përfaqësoj edhe më mirë”, shprehet Vlashent Sata, kantautor, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi është promovimi i kulturës sonë mes njerëzve që i përkasin kulturës, gazetarisë, diplomacisë e politikës.
Këngët e përzgjedhura në koncert janë nga albumi “Hana”, të adoptuara me muzikën jazz.