Artisti Enris Qinami, i cili jeton prej më shumë se 20 vjetësh në Francë, do të interpretojë më 10 korrik në një eveniment kulturor të titulluar “Poezi shpirtërore”, transmeton albinfo.ch.
Qinami ka zgjedhur të performojë 12 poezi nga Naim Frashëri, të përkthyera në frëngjisht nga vetë ai.
Artisti ushtron profesionin e tij si pedagog muzike dhe është një përfaqësues i zhanreve tradicionale muzikore shqiptare.