Artistë të shumtë të mbështetur nga qindra të rinj vendas, por dhe nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në qendrën e Parkut Kombëtar me një qëllim të përbashkët: Ta ruajmë Valbonën, jo ndërtimit të HEC-eve, shkruan albinfo.ch.
Koncerti-protestë i organizuar nga artistet Eda Zari e Elina Duni, përkrahur më pastaj nga rok-bendi i famshëm kosovar Jericho, Genc Salihu, Dj Oda, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Linda Rukaj, Kamela Islamaj, Marsela Cibukaj, Emilian Dhimo, Ermal Rodi, Olsa Papalindi e Alban Nimani, kanë kënduar kundër hidrocentraleve që rrezikojnë shkatërrimin e zonës.
Parku Kombëtar i Valbonës në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës dhe ka një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.
Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.