Tri institucionet bartëse të Ministrisë së Kulturës, Shoqata sindikale e Teatrit Kombëtar, Filarmonisë, Operës dhe Ansamblit ‘Shota’ kanë hyrë në grevë, duke pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara në kalendarët përkatës deri në realizimin e zotimeve për rritje të pagave.
Përfaqësuesi nga sindikata e aktorëve, Shkëlzen Veseli, tha se greva nuk do të ndalet derisa të rriten pagat që është kërkesa kryesore e tyre.
Ai tha se performuesit e artit tash e 19 vjet janë në gjendje të rëndë dhe po neglizhohen vazhdimisht nga Ministria e Kulturës, Kuvendi dhe Qeveria.
Aktori Veseli lexoi një letër drejtuar ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ku u cekën premtimet e dhëna nga ana e tij dhe mosmbajtja e tyre.