Të tre telefonat kushtojnë me fillim nga 700 dollarë, 800 dollarë dhe 1000 respektivisht. Modeli më i shtrenjtë mbetet iPhone X që në shumë mënyra përfaqëson rrugën e ardhme të iPhonet, transmeton Albinfo.ch.
Megjithatë, sipas “Business Insider”, ka shumë arsye përse duhet të mendohet të blihet një iPhone 8 i thjeshtë në vend të iPhone X:
- iPhone X është më i shtrenjtë.
- iPhone 8 dhe 8 Plus fuqizohen nga i njëjti tru sikurse iPhone X
- Veçoria e re “Face Id” nuk është dëshmuar akoma, por ajo “Touch ID” po.
- iPhone 8 dhe 8 Plus përkrahin mbushjen e shpejtë dhe pa kabllo për herë të parë – njëjtë sikur iPhone X.
- iPhone 8 Plus dhe iPhone X kanë kamera thuajse identike prapa.
- Edhe kamerat e përparme të iPhone 8 dhe iPhone X janë thuajse identike
- Nëse kaloni nga iPhone 7 apo 7 Plus në modelin 8, mbështjellësin s’keni nevojë ta gjuani.
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/15f9104702ebfd6b?projector=1