44-vjeçari Nazim Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, u hodh nga 15 metra lartësi për t’i marrë vetes jetën.
Ai u arratis nga Klinika neuropsikiatrike, ku po trajtohej tash e dy muaj.
Lufta e kishte lënë me disa probleme, të cilat u bënë fatale për të.
Familjarët thonë se pas luftës atij iu shfaqën disa shqetësime nga traumat që kishte marrë nga rrahjet e burgu.
Kështu të mërkurën, në fshatin Çifllek të Rahovecit, familja Krasniqi hapi dyert për të pame.
Nga familja i thanë “T7”, se ditëve të fundit, ai kishte ndryshuar sjellje duke bërë më i heshtur se zakonisht.
Prokuroria Themelore në Gjakovë që po merret me rastin, sipas informacioneve të para thotë se bëhet fjalë për vetëvrasje, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, në Klinikën neuropsikiatrike, ku i ndjeri po trajtohej e nga ku edhe iku, nuk dhanë asnjë detaj.
Nazim Krasniqi u varros të mërkurën në fshatin Cifllek.