Kosovari nga Klina, Arsim Berisha, do të hapë ekspozitën e tij personale, e cila do të mbahet në Cyrih.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka njoftuar se hapja e ekspozitës do të bëhet më 9 shtator të këtij viti, në orën 18:00.
“Ekspozita është dy javore për vizitorët. Jam shumë i nderuar që puna ime është përzgjedhur që të përfaqësoj artin pamor në këtë projekt të zgjeruar kulturor kushtuar Ballkanit”, ka shkruar Berisha.
Ky projekt është organizuar nga Shtëpia e Qytetit Effretikon të Kantonit të Cyrihut.