Derbi i javës së 21-të në Premier Ligë ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit i ka takuar ekipit vendas.
“Topçinjtë” shënuan fitore prej 2:0.
Ishte Nicolas Pepe ai që i dha epërsinë Arsenalit duke shënuar në minutën e tetë pas një aksioni shumë të bukur.
Kurse epërsinë e dyfishoi mbrojtësi grek Sokratis pas një tollovie në zonën e rreptësisë në minutën e 42, përcjell Albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka luajtur 90 minuta dhe ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.