Ata morën pjesë sot në pranimin e një kontingjenti të pajisjeve mjekësore, të cilat Republika e Turqisë i ka dhuruar Kosovës për t’u ballafaquar sa më mirë pe pandeminë Covid, si pjesë e pakos së ndihmave mjekësore që Turqia solli në Kosovë më 8 prill të këtij viti, përfshirë masa mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor (PPE), aparaturë dhe pajisje tjeëtr mjekëosore.
Ministri Vita ka falënderuar shtetin e Turqisë për kontributin dhënë sistemit shëndetësor për përballimin e Covid-19, derisa Ambasadori Çagri Sakar ka thënë se ky shtet është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe shtetet e tjera në ballafaqimin me një problem të përbashkët dhe global.
Pjesë e pajisjeve mjekësore që sot u pranuan nga MSH janë pjesë e kontingjentit në vëllim prej 9 m3 të mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve, dedikuar popullit të Kosovës nga Republika e Turqisë.