Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tashmë kanë arritur bashkatdhetarët, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci, raporton Albinfo.ch.
Në aeroport kanë dalë shumë familjarë për t’i pritur, ndërkohë që bëhet e ditur se brenda aeroportit ata do të priten nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ata kanë nisur të dalin nga aeroporti të shoqëruar nga autoambulanca.
Bashkatdhetarët nga Gjermania arrijnë në Kosovë pas dy ditë trajtimi mjekësor në Kroaci.
