Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen në Bruksel lidhur me çështjen e energjetikës, transmeton albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Twitter nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.
Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për targat e automjeteve.
Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti, por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat.
Very pleased to announce that Kosovo and Serbia just adopted the Energy Agreements’ Implementation Roadmap in the framework of the EU-facilitated Dialogue. This is a major step forward. pic.twitter.com/QbY3W7uyrs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2022