Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati, dhe ai grek, Nikos Kotzias, kanë mbyllur në Rodos marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shume të diskutuar prej kohesh, raporton gazeta “Panorama”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas mediave greke, dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai grek, Alexis Tsipras, do ta nënshkruajnë këtë pakt në një takim që pritet të mbahet gjatë samitit të BE-së, më 28 dhe 29 qershor.
Mediat greke shkruajnë se pakti në fjalë do të ishte mbyllur me kohë, nëse nuk do të kishte reaguar presidenti i Shqipërisë, Meta, por Rama sipas tyre pret që kjo pengesë tashmë të tejkalohet.