Një shtetas kinez është arrestuar në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë për mosdeklarim të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra, transmeton albinfo.ch.
Policia Kufitare njofton se atij i janë sekuestruar 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë.
“Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43-vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez. Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale”, thekson policia.
Policia po ashtu njofton se gjatë vitit 2018 janë evidentuar 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.